Vlerësimi i çmimit të kontratës me Prospera bëhet pas një analize të detajuar të aktivitetit të kompanisë suaj, për të vlerësuar sa më mirë nevojat tuaja dhe për t’ju ofruar një çmim të drejtë dhe pa abuzime.
Ekipi i Prospera jep shumë rëndësi informacionit financiar të një subjekti që nga hapja e tij, për të pasur një panoramë më të qartë të aktivitetit dhe për të vlerësuar me saktësi pikat e forta apo të dobëta.
Kështu, pavarësisht nëse klienti sapo ka nisur aktivitetin ose ka qenë nën kujdesin e një tjetër kompanie financë-kontabël, ekipi i Prospera angazhohet të veprojë me shpejtësi dhe efikasitet në bashkëpunim të ngushtë me klientin, për t’u siguruar që të gjitha të dhënat merren dhe dorëzohen korrektësisht, si dhe për t’i rishikuar dhe analizuar ato, për të garantuar saktësinë e informacionit dhe për të siguruar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të frytshëm.
Për secilin klient, Prospera vendos një linjë komunikimi të drejtpërdrejtë, duke siguruar që çdo klient të ndjehet i dëgjuar dhe të shërbehet sa më shpejt. Ne i kushtojmë rëndësi çdo kërkese dhe jemi të angazhuar për të ofruar zgjidhje të shpejta dhe efikase duke garantuar kënaqësinë dhe besimin tuaj.
Mjafton të na kontaktoni dhe ne do të organizojmë një takim vlerësues dhe prezantues me ju, duke ju ofruar mundësinë të na kontraktoni menjëherë dhe të fillojmë bashkëpunimin tonë.
Aktualisht jemi në kërkim të një Kontabilist/e – Konsulent/e Financiare. Nëse doni të mësoni më tepër rreth rolit, klikoni këtu për mundësinë e punës.
Ekipi i Prospera përbëhet nga profesionistë të cilët, në mënyrë të përditshme, ndjekin legjislacionin, rregulloret dhe ndryshimet e tyre, për të qëndruar të përditësuar dhe për t’u ofruar klientëve shërbimin e duhur. Klientët tanë vijnë nga një gamë e gjerë industrish, si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Duke kontraktuar me Prospera, ju siguroheni për angazhimin e një ekipi të gjerë ekspertësh, të cilët do t’ju përgjigjen me ekspertizë, profesionalizëm dhe mbulim të plotë të të gjithë elementëve të industrisë në të cilën operoni.
Absolutisht! Duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo elementi të aktivitetit tuaj dhe duke bashkuar ekspertizën e lartë të një ekipi multidisiplinar, ekipi i Prospera do t’ju sigurojë qetësinë që ju nevojitet për të kaluar me sukses procesin e auditimit.
Po! Ekipi i angazhuar i Prospera nuk i lë klientët në baltë kur kanë më shumë nevojë! Ne ju sigurojmë arritjen e objektivave dhe afateve financiare dhe fiskale në kohë.
Absolutisht jo! Interesi ynë është të edukojmë klientët tanë me standarde të larta financiare dhe kontabël, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë të përgatitur dhe të shmangin gabimet.
Nëse keni një pyetje shtesë na shkruani: Kontakti