Asistencë profesionale për deklaratën DIVA – Lehtësojeni procesin me Prospera Finance & Consulting – Prospera – Finance & Consulting Asistencë profesionale për deklaratën DIVA – Lehtësojeni procesin me Prospera Finance & Consulting – Prospera – Finance & Consulting
DIVA

Asistencë profesionale për deklaratën DIVA – Lehtësojeni procesin me Prospera Finance & Consulting

Jeni të pasigurt për plotësimin e deklaratës DIVA? Afati i fundit për dorëzimin po afrohet dhe është e rëndësishme të siguroheni që çdo detaj të jetë i saktë për të shmangur gabimet dhe penalitetet.

E dimë se plotësimi i deklaratës DIVA mund të jetë një proces i ndërlikuar dhe stresues, veçanërisht për ata që nuk kanë përvojë të mëparshme me këtë lloj dokumentacioni. Për të shmangur gabimet dhe për të përfituar maksimalisht nga zbritjet tatimore, është e rëndësishme të keni mbështetjen e duhur.

Prospera Finance & Consulting është partneri juaj i besuar për të siguruar një proces të saktë dhe pa shqetësime. Jemi këtu për t’ju ndihmuar me një shërbim të dedikuar që siguron plotësimin e saktë të dokumentacionit dhe llogaritjen e zbritjeve tatimore.

Plotësimi i DIVA vlen për të gjithë individët, qofshin rezidentë apo jo-rezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar te më shumë se një punëdhënës brenda vitit fiskal. Mos e lini për minutën e fundit! Sigurohuni që dokumentacioni juaj të jetë i plotësuar saktë për të shmangur çdo penalitet apo problem me autoritetet tatimore. Përmbledhur në dy pika, ja se kush duhet të plotësojë DIVA në 2025-ën, e cila vlen për të ardhurat vejtore të 2024-ës:

  • Të gjithë individët, rezidentë dhe jo-rezidentë, që kanë qenë të punësuar në më shumë se një punëdhënës gjatë vitit 2024.
  • Individët me të ardhura të barabarta ose më të larta se 1,200,000 lekë.

Nga ana tjetër, jo të gjithë individët duhet të dorëzojnë deklaratën DIVA, prandaj është e rëndësishme të kuptoni nëse ky detyrim vlen për ju. Individët e vetëpunësuar nuk kanë nevojë të plotësojnë këtë deklaratë, pavarësisht nëse punojnë vetëm apo kanë të punësuar të tjerë. Nëse jeni në dyshim për statusin tuaj tatimor, Prospera Finance & Consulting mund t’ju ndihmojë të sqaroni detyrimet tuaja.

  • Individët e vetëpunësuar, pavarësisht nëse kanë apo jo punonjës të tjerë.

Përveç përmbushjes së detyrimeve ligjore, dorëzimi i saktë i DIVA mund t’ju sjellë edhe përfitime financiare.

  • Afati i fundit për dorëzimin e DIVA është 31 Mars 2025.
  • Përfitoni nga zbritjet tatimore për shpenzimet e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe fëmijët në ngarkim deri në 18 vjeç.
  • Rimbursime të mundshme për kontributet në pensionet private.

Navigimi në procesin tatimor mund të jetë sfidues, veçanërisht kur nuk jeni të sigurt për të gjitha detajet që duhet të plotësoni. Me ekspertizën tonë, ju ndihmojmë që çdo hap i deklaratës të kryhet me saktësi dhe në kohë. Shërbimet tona përfshijnë:

Plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për DIVA.
Llogaritjen e saktë të zbritjeve tatimore për të maksimizuar përfitimet tuaja.
Dorëzimin e deklaratës në kohë, duke shmangur çdo stres apo gabim.

Tel: +355 672066161
Email: [email protected]