Ka disa arsye pse një konsulencë fiskale, e kryer nga profesionistët e duhur, mund të bëjë dallimin midis suksesit dhe dështimit për biznesin tuaj. Zgjedhja e një konsulence fiskale profesioniste vazhdon të jetë një temë e nxehtë për bizneset dhe profesionistët e lirë. Kjo sepse procesi për një zgjedhje të tillë, për shkak të ndryshimeve të shpeshta dhe të befta ligjore në lidhje me ligjet fiskale, shoqërohet me paqartësi dhe pavendosmëri.
Probleme si pagesa e detyrimeve tatimore në kohë, përditësimi me ndryshimet më të fundit legjislative, shlyerja e taksave, si dhe faturat përbëjnë një barrë shtesë në kompleksitetin e dokumentacioneve që një biznes duhet t’i ketë të kopsitura. Të gjitha këto probleme mund të parandalohen nëse një biznes merr asistencë nga profesionistët e duhur.
1. Konsulencë fiskale e personalizuar
Një konsulencë fiskale e zakonshme përfshin shërbime bazike si informimi dhe udhëzimi në lidhje me legjislacionin aktual fiskal të vendit. Gjithashtu, ofrohet një pasqyrë e përgjithshme mbi taksat që një biznes apo profesionist i lirë i detyrohet shtetit.
Por nëse një konsulencë e zakonshme i ofron të gjitha këto informacione, pse është e nevojshme një konsulencë fiskale e personalizuar? Përgjigjja është e thjeshtë: në rastin e një konsulence të personalizuar, biznesit që kërkon këtë shërbim i bëhet një analizë e detajuar. Jo vetëm që biznesi informohet mbi legjislacionin aktual, por konsulenti fokusohet te zbatimi dhe përshtatja e ligjeve specifike që ndikojnë në veprimtarinë e tij.
Për shembull, një konsulencë fiskale e personalizuar për një bankë nuk është e njëjtë me atë për një rrjet supermarketesh apo një zyrë përkthimi. Në këtë rast, nuk merret parasysh vetëm ligji i përgjithshëm për secilin sektor, por edhe përllogaritja e detajuar e taksave në varësi të madhësisë dhe natyrës së biznesit.
Konsulentët e Prospera Finance & Consulting ndjekin klientët e tyre në të gjitha procedurat, duke nisur nga plotësimi i dokumentacionit, deklarimi i detyrimeve për TVSH-në, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, tatimin mbi fitimin, akcizën apo elementë të tjerë fiskalë që një biznes mund t’i anashkaloj.
2. Përditësimi me informacionin më të fundit për ndryshimet e vazhdueshme në legjislacion
Një nga problemet më të mëdha që hasin bizneset apo profesionistët e lirë janë gjobat. Gjobvënia ndodh sepse zbatimi i rregullt i faturimit sipas legjislacionit më të fundit është ende në nivele të ulëta, sidomos për bizneset e vogla. Kjo situatë shkakton vonesa dhe gabime të mundshme në deklarimin e saktë, veçanërisht me pagesën e detyrimeve në kohë.
Ky problem mund të zgjidhet lehtësisht nëse një biznes investon në një konsulencë fiskale të personalizuar. Një konsulencë e tillë nuk kufizohet vetëm te informimi i saktë, por ofron edhe përditësimin e vazhdueshëm me ndryshimet më të fundit që legjislacioni shqiptar aplikon për:
- Sisteme fiskale,
- Taksat,
- Detyrimet tatimore,
- Pagesën e gjobave,
- Dhe shumë më tepër.
Për më tepër, duke qenë se çdo biznes është unik, konsulenca fiskale ofrohet në bashkëpunim të ngushtë me biznesin apo profesionistin e lirë, duke u përshtatur me nevojat dhe karakteristikat e tij.
3. Asistencë gjatë kontrolleve tatimore dhe përfaqësim në rast mosmarrëveshjeje
Ky është një tjetër element kyç që Prospera Finance & Consulting ofron si zgjidhje dhe asistencë. Kontrollet tatimore shpesh përbëjnë një sfidë të madhe për bizneset. Në këtë rast, konsulenca jonë ofron mbështetje të plotë gjatë gjithë procesit të kontrollit tatimor, duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm dhe duke komunikuar me autoritetet për të siguruar një proces transparent dhe në përputhje me ligjin.
Në rast të mosmarrëveshjeve tatimore, ekipi ynë vepron si përfaqësues i besuar i klientit, duke ndjekur procedurat administrative dhe, kur është e nevojshme, asiston dhe ndihmon në procesin e ankimit pranë zyrës së Apelimit Tatimor. Në lidhje me këtë, mund të ofrojmë edhe këshilla strategjike mbi taksat apo strategji efektive për zgjidhjen e problemeve me tatimet.
4. Prospera mendon edhe për profesionistët e lirë dhe individët
Në rastet e sipërpërmendura, kemi paraqitur në vija të përgjithshme se cilat janë disa nga problemet që një konsulencë fiskale e personalizuar mund të ndihmojë për t’i evituar, sidomos për bizneset e mëdha dhe të vogla. Megjithatë, Prospera Finance & Consulting asiston edhe profesionistët e lirë apo individët që duan të bëjnë deklarimin e të ardhurave vjetore.
Asistenca nga konsulentët tanë ofrohet me të njëjtin kujdes dhe prioritet për profesionistët e lirë si për bizneset e mëdha, pa e anashkaluar në asnjë mënyrë rëndësinë e një profesionisti në krahasim me bizneset më fitimprurëse. Në këtë rast, konsulenca fiskale bëhet e personalizuar në varësi të nevojës dhe buxhetit të disponueshëm nga klienti.
Përfundime
Nisur nga çfarë u përmend me sipër, vlen të theksohet se investimi në një konsulencë fiskale është thelbësor për bizneset dhe profesionistët e lirë për t’u përditësuar me ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal. Konsulenca e personalizuar është ajo që bën dallimin dhe ofron mbështetje të detajuar për çdo sektor, duke siguruar përputhshmëri me ligjet dhe optimizim tatimor. Pa përjashtuar edhe raste asistence gjatë kontrolleve tatimore dhe përfaqësim në rast mosmarrëveshjesh.
Prospera Finance & Consulting siguron një qasje të përshtatur për çdo klient, duke ofruar vlera të shtuara dhe siguri në çdo hap të procesit fiskal. Mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë të profesionistëve që t’ju asistojmë në zgjidhjen e të gjitha sfidave që keni.