Regjistrimi i biznesit në Shqipëri – 5 gabime që duhet të shmangni – Prospera – Finance & Consulting Regjistrimi i biznesit në Shqipëri – 5 gabime që duhet të shmangni – Prospera – Finance & Consulting
Regjistrimi i biznesit

Regjistrimi i biznesit në Shqipëri – 5 gabime që duhet të shmangni

Regjistrimi i biznesit në Shqipëri është një hap thelbësor për çdo sipërmarrës, por mund të bëhet i ndërlikuar nëse nuk ndiqen hapat e duhur. Mungesa e informacionit të saktë ose veprimet e pamatura mirë mund të sjellin vonesa, kosto shtesë dhe sfida ligjore. 

Për t’ju ndihmuar të shmangni problemet e zakonshme, kemi përmbledhur pesë gabimet më të shpeshta që ndodhin gjatë regjistrimit të biznesit, specifikisht në Shqipëri. Këto gabime shpesh bëhen si nga bizneset e huaja ashtu edhe ato vendase ndaj dhe informacioni vlen për të dyja palët.

Një nga gabimet më të zakonshme që sipërmarrësit e rinj bëjnë është zgjedhja e gabuar e formës juridike të biznesit. Në Shqipëri, bizneset mund të regjistrohen si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K.), Shoqëri Aksionare (SHA), Person Fizik, etj.

Secila nga këto forma ka implikime të ndryshme ligjore dhe tatimore. Zgjedhja e pamenduar mirë mund të çojë në taksa të larta ose detyrime të panevojshme. Prandaj, përpara regjistrimit të biznesit, është e rëndësishme të konsultoheni me një ekspert nga Prospera Finance & Consulting për të përcaktuar formën më të përshtatshme për aktivitetin tuaj.

Një tjetër gabim që shumë sipërmarrës bëjnë është përshkrimi i paqartë ose jo i plotë i objektit të aktivitetit të tyre gjatë regjistrimit të biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Kjo përfundon me shkaktimin e problemeve në marrjen e licencave apo certifikatave të nevojshme për operimin.

Në raste të tilla sigurohuni që aktiviteti juaj të jetë i specifikuar saktë për të shmangur vonesa administrative dhe penalitete të mundshme. Nëse ndodh që nuk jeni të qartë me objektin dhe planin e biznesit tuaj, Prospera Finance & Consulting ju vjen në ndihmë me një konsultë të hollësishme. 

Pas regjistrimit të biznesit në QKB, është e domosdoshme që bizneset të regjistrohen në organet tatimore për të marrë NIPT-in dhe për të zgjedhur regjimin e taksave (TVSH, tatimi mbi fitimin, etj.).

Shumë sipërmarrës nuk e kuptojnë regjimin e duhur tatimor për biznesin e tyre, gjë që mund të sjellë gjoba apo detyrime të papritura. Prandaj, kuptimi i plotë i detyrimeve fiskale është një hap i rëndësishëm përpara se të nisni aktivitetin.

Regjistrimi i biznesit kërkon kohë dhe ka raste kur një sipërmarrës nuk e ka këtëkohë, ndaj edhe është i prirur drejt gabimeve. Ndaj, një tjetër gabim i zakonshëm është mos regjistrimi i administratorit dhe punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ligji shqiptar kërkon që të gjithë punonjësit, përfshirë edhe vetë sipërmarrësit që operojnë si persona fizikë, të jenë të regjistruar dhe të paguajnë kontributet përkatëse.

Mungesa e këtij procesi mund të çojë në penalitete dhe ndëshkime nga autoritetet përkatëse. Ndaj edhe këshillimi me konsulentët e duhur është i domosdoshëm. Regjistrimi i biznesit ka disa hapa që duhen ndjekur dhe secila prej tyre ka peshën dhe rëndësinë e vet.

Shumë biznese regjistrohen pa pasur një strategji të qartë ligjore dhe financiare. Pa një plan të mirë-strukturuar, biznesi mund të përballet me vështirësi financiare, keq menaxhim të taksave apo probleme ligjore.

Për të shmangur këto sfida, këshillohet të bashkëpunoni me një konsulent financiar dhe juridik që nga fillimi për të siguruar që biznesi juaj të ketë një bazë të shëndoshë ligjore dhe financiare. Ekspertë të tillë i gjeni në Prospera Finance & Consulting të cilët do merren specifikisht me nevojat tuaja. 

Nëse dëshironi të përfundoni regjistrimin e biznesit tuaj në Shqipëri pa komplikime, Prospera Finance & Consulting është partneri juaj ideal. Ne ofrojmë asistencë të plotë në:

✔ Zgjedhjen e formës më të përshtatshme juridike për biznesin tuaj.
✔ Hartimin dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm pranë QKB-së.
✔ Këshillimin tatimor dhe fiskal për shmangien e penaliteteve.
✔ Regjistrimin e biznesit në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
✔ Mbështetje për investitorët e huaj që dëshirojnë të operojnë në Shqipëri.

Për investitorët apo sipërmarrësit e huaj, ne ofrojmë shërbime specifike si lehtësimin e procedurave të hapjes së një filiali apo dege të re në Shqipëri, asistencë me lejet dhe licencat përkatëse, si dhe këshillim për përfitimin e incentivave fiskale për investimet e huaja.

Na kontaktoni sot dhe sigurohuni që regjistrimi i biznesit tuaj të kryhet pa gabime dhe me një strategji të qartë për sukses!