Në Prospera Finance & Consulting shpk, ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh të përshtatura për të përmbushur nevojat unike të klientëve tanë.
Shërbime Kontabiliteti
Mbajtja e të dhënave tuaja financiare në mënyrë të organizuara dhe të saktë është thelbësore për suksesin e biznesit tuaj. Kontabilistët tanë me përvojë ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse të kontabilitetit për t’ju ndihmuar të menaxhoni financat tuaja në mënyrë efektive dhe të merrni vendimet e duhura. Mund të rendisim disa shërbime si:
- Ngritja e sistemit të informacionit kontabël.
- Krijimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm.
- Raporte dhe analiza të ndryshme për qëllime menaxheriale.
- Menaxhimi i dokumentacionit kontabël.
- Përgatitja e pasqyrave financiare.
- Mbajtja e llogarive kontabël.
Konsulencë Fiskale
Stafi ynë trajton me prioritet legjislacionin tatimor dhe deklaratat e sakta tatimore. Shërbimet e ofruara janë:
- Vlerësimi i situatës tatimore të klientit dhe dhënia e rekomandimeve.
- Përpilimi i të gjitha deklaratave tatimore referuar legjislacionit në fuqi.
- Asistencë gjatë kontrolleve tatimore.
- Informim i vazhdueshëm për ndryshimet e fundit ligjore.
- Asistencë fiskale për deklaratat vjetore të të ardhurave personale për individët.
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Burimet Njerëzore janë një element i rëndësishëm i suksesit të një biznesi, prandaj ne përqëndrohemi në ofrimin e ekspertizës më të mirë me:
- Menaxhimin e Burimeve Njerëzore nëpërmjet një sistemi efikas.
- Përpilimin e kontratave të punës në përputhje me legjislacionin.
- Përgatitjen e listës së pagave dhe deklaratave në sistemin tatimor.
- Asistencën lidhur me procedurat e Inspektoratit Shtetëror të Punës.
Shërbime të tjera
Për të lehtësuar fazën e fillimit ne ndihmojmë biznesin në këtë proces përmes shërbimeve që lidhen me:
- Regjistrimin fillestar të bizneseve.
- Regjistrimin e ndryshimeve në të dhënat e biznesit.
- Ngritjen fillestare të një kompanie të huaj në Shqipëri.
Shërbime të Këshillimit të Biznesit
Pavarësisht nëse jeni një biznes i ri që kërkon të rritet ose një kompani e mirëvendosur që kërkon të optimizojë operacionet, shërbimet e Këshillimit të Biznesit mund t’ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaja. Nga analiza financiare te planifikimi strategjik, ne do të ofrojmë njohuritë dhe orientimet që ju nevojiten për të qënë të suksesshëm.
Auditimi dhe Siguria
Shërbimet tona të ndërmetësimit për Auditimin & Sigurinë janë krijuar për t’u ofruar palëve të interesuara saktësinë dhe besueshmërinë e informacionit financiar. Pavarësisht nëse keni nevojë për një auditim, rishikim ose përpilim, ne do të sigurojmë që pasqyrat tuaja financiare të përmbushin standardet më të larta të cilësisë dhe integritetit.
Menaxhimi i Investimeve
Ne ofrojmë shërbime eksperte të menaxhimit të investimeve të krijuara për t’ju ndihmuar të ndërtoni dhe ruani pasurinë për një afat të gjatë.
Planifikimi Financiar
Ekipi ynë i këshilltarëve financiarë me përvojë do të punojë ngushtë me ju për të krijuar një plan financiar të personalizuar që përputhet me qëllimet dhe aspiratat tuaja.